Portieri legjendar Casillas e përfundoi karrierën profesionale

Portieri legjendar Iker Casillas përfundoi karrierën e tij profesionale në futboll në moshën 39 vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Sot një nga futbollistët më të rëndësishëm në 118 vitet e historisë sonë e quan tërhiqet si një lojtar profesionist, një lojtar që e duam dhe admirojmë, një portier që e ka bërë trashëgiminë e Real Madridit më të madhe me punën e tij dhe sjelljen shembullore brenda dhe jashtë fushës”, thuhet në një njoftim në faqen e zyrtare të Real Madrid, klubi i mëparshëm i Casillas.

Si një produkt i pastër i Real Madridit, Casillas kaloi 16 vjet me ekipin e parë që bëri 725 paraqitje.

Portieri 39-vjeçar spanjoll i ndihmoi “Los Blancos” të fitojë 19 tituj, duke përfshirë tre tituj të Ligës së Kampionëve, dy Superkupa të UEFA-s dhe pesë trofe të La Liga-s spanjolle.

Casillas iu bashkua klubit Porto në vitin 2015 dhe luajti në 156 ndeshje për klubin portugez.

Ndërkohë ai ndihmoi edhe kombëtaren e tij, Spanjën, të fitonte Kupën Botërore FIFA 2010 dhe dy kampionate evropiane të njëpasnjëshme në vitet 2008 dhe 2012.

Casillas regjistroi 167 paraqitje për Spanjën.

“Iker Casillas është në zemër të Real Madrid-it dhe do ta jetë aty përgjithmonë”, thuhet gjithashtu në njoftimin e klubit madrilen.

Real Madrid, Porto dhe kombëtarja spanjolle falënderuan Casillasin për shërbimin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button