Komuna e Çairit nesër do të shpallë ofertat për zgjedhjen e kompanisë që do të rrënojë objektin pa leje te QT “Mavrovasja

Investitori që ka nisur ndërtimin e objektit pa leje para QT “Mavrovasja” mbetet akoma i panjohur. Edhe pse punimet në atë objekt momentalisht janë ndalur, ai akoma nuk është rrënuar, pasi investitori nuk është shfaqur dhe policia nuk ka pranuar kërkesën që vet të rrënojë objektin, njofton Portalb.mk.

Afati që investitori ta bëjë këtë tash më ka kaluar dhe rrënimi duhet të realizohet nga Komuna e Çairit. Shpallja për tender e publikuar nga ana e komunës ka përfunduar dhe nesër bëhet hapja e ofertave.

“Është hapur procedura për furnizim publik për përzgjedhjen e një operatori ekonomik i cili do të bëjë rrënimin e objekteve pa leje në territorin e Komunës së Çairit. Nesër është hapja e ofertave, pastaj varësisht prej rrjedhës së procedurës, afërsisht për një muaj pritet të përfundojë procedura, me gjithë afatet e ankesës dhe më pas menjëherë të rrënohet edhe objekti. Afati që vet investitori të largojë objektin ka kaluar, nuk ka pasur reagim nga ana e tij, ka refuzuar të pranojë kërkesën”, deklaruan për Portalb.mk nga Komuna e Çairit.

Aktvendimi për largimin e objektin nga ana e inspektorëve është lëshuar më 10 korrik, megjithatë gjatë kontrolleve të kryera dhe tentimeve për ta dorëzuar aktvendimin, inspektorët kanë takuar në objekt vetëm punëtorët, të cilët nuk kanë marrë përgjegjësi për ta pranuar aktvendimin. Në këtë mënyrë, komuna është detyruar që të ndjek procedura të tjera ligjore.

22 korrik Komuna e Çairit shpalli kërkesën për rrënim të objektit në dy gazeta ditore, duke i lënë hapësirë investitorit që 8 ditë pas përfundimit të shpalljes, të largojë vetë objektin.

Megjithatë, ai nuk është shfaqur akoma dhe në këtë mënyrë komuna është e obliguar që të rrënojë objektin.

Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe Qyteti i Shkupi,i cili në momentin e parë që ka marrë informata se po ndërtohet diçka në atë lokacion,  kanë dërguar inspektoratin e Shkupit në terren, që të kontrollojë terrasën, por kur ka parë që bëhet fjalë për ndërtim, atëherë ka informuar Inspektoratin Shtetëror dhe Komunën e Çairit.

Edhe Ministria e Punëve të Brendshme  ka ndërmarrë aktivitete për të konfirmuar nëse ka elemente të veprës penale dhe për këto aktivitete ka informuar Prokurorinë Publike.

Ndërkohë, Prokuroria ka hapur procedurë parahetimore dhe së bashku me policinë, kanë kërkuar nga Kadastri informata për pronësinë e parcelave para QT “Mavrovasja”.

Objekti në fjalë po ndërtohet në lokacion ku ka qenë i pozicionuar më herët lokali “Fontana”, i cili muaj më parë u përfshi nga zjarri. Zjarri përfshiu gjithçka duke lënë vetëm skeletin e strukturës metalike të lokalit afër përmendores së Hasan Prishtinës.

LEXO: Komuna e Çairit nuk e ka gjetur akoma pronarin e objektit pa leje në QT “Mavrovasja”, rrënimi nuk pritet të ndodhë së shpejti

LEXO: Komuna e Çairit thotë se “personi i panjohur” ndërton objekt ilegal në QT “Mavrovasja”, vendimi për rrënim duhet të kalojë disa procedura

LEXO: Zjarri e ka kapluar një kafiteri në Q.T. Mavrovasja (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button