Kosovë, 13 viktima dhe 225 raste të reja me Covid – 19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 13 persona të prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) kanë ndërruar jetë duke e çuar në 269 numrin e viktimave nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), edhe 225 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 9.274.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 477 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 38.342 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 201 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 5.190 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.815.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button