Covid – 19 në RMV, 5 viktima dhe 75 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 5 viktima të reja si pasojë e infektimit me korona virus, 75 raste të reja dhe 136 pacientë të shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 11,202, numri i pacientëve të vdekur është rritur në 505, numri i pacientëve të  shëruar në 7,108 ndërsa, momentalisht ka 3,589 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 5 persona, një pacient nga Shkupi (52), dy pacientë nga Kumanova (55 dhe 82), një pacient nga Gostivari (62) dhe një pacient nga Ohri (64). Katër pacientë kanë ndërruar jetë në spital, ndërsa një jashtë spitalit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

  Personat e infektuar në 24 orët e fundit

  • Shkup – 32
  • Gostivar – 8
  • Kavadar – 8
  • Tetovë – 7
  • Shtip – 5
  • Kumanovë – 4
  • Probishtip – 2
  • Makedonski Brod – 2
  • Kërçovë – 2
  • Strumicë – 1
  • Koçan – 1
  • Vinicë – 1
  • Sveti Nikollë – 1
  • Negotinë – 1

Personat e shëruar në 24 orët e fundit

  • Shkup – 50
  • Strugë – 28
  • Ohër – 18
  • Kumanovë – 16
  • Sveti Nikollë – 10
  • Prilep – 2
  • Gostivar – 2
  • Krushevë – 1
  • Koçan – 1
  • Makedonski Brod – 1
  • Kratovë – 1
  • Kërçovë – 1

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

  • Shkup 4946, aktiv 1342
  • Kumanovë 1094, aktiv 255
  • Tetovë 1064, aktiv 222
  • Shtip 876, aktiv 434
  • Gostivar 495, aktiv 287
  • Strugë 458, aktiv 176
  • Prilep 333, aktiv 51
  • Ohër 275, aktiv 68
  • Veles 225, aktiv 21
  • Sveti Nikollë 228, aktiv 142
  • Dibër 206, aktiv 117
  • Kërçovë 177, aktiv 109
  • Resnjë 146, aktiv 26
  • Manastir 143, aktiv 63
  • Koçan 106, aktiv 24
  • Kavadar 81, aktiv 61
  • Probishtip 57, aktiv 22
  • Strumicë 38, ​​aktiv 22
  • Makedonski Brod 37, aktiv 31
  • Demir Hisar 34, aktiv 27
  • Radovish 29, aktiv 16
  • Negotinë 28, aktiv 8 (10 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)
  • Kriva Pallankë 25, aktiv 11
  • Gjevgjeli 23, aktiv 12 (7 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 3 të Bogdancit)
  • Vinicë 23, aktiv 19
  • Krushevë 16, aktiv 9

Në 24 orët e fundit janë realizuar 830 testime, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut, janë realizuar 106,877 testime për Covid – 19.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button