Indi, 108 të vdekur nga helmimi me alkool

Së paku 108 persona kanë humbur jetën në Punjab të Indisë si pasojë e konsumimit të pijeve toksike alkoolike, njoftuan zyrtarët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Qeverisë së Punjabit, pas rasteve të vdekjes, policia lokale filloi aksionin masiv, ndërsa deri tani janë arrestuar 37 persona.

“Policia e Punjabit të hënën arrestoi edhe 12 persona të tjerë, përfshirë dy biznesmenë dhe filloi kërkimin për pronarin e kompanisë për produkte të llakuara me seli në Ludhiana, që fillimisht furnizuan tre fuçi me pije alkoolike që shkaktuan valën e vdekjeve”, thuhet në njoftimin zyrtar.

“Me arrestimet e fundit, numri i përgjithshëm i të arrestuarve në këtë rast ka shkuar deri në 37, përfshirë pesë krerë të mafies së pijeve të paligjshme që përfshijnë disa rrethe të shtetit”, thuhet më tej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button