fbpx

Trump: Karantinat nuk parandalojnë infektimin me COVID-19 në të ardhmen

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, tha se masat e karantinës që zbatohen kundër koronavirusit të ri (COVID-19) nuk parandalojnë rrezikun e infektimit me virusin në të ardhmen, raporton Anadolu Agency (AA).

Trump në konferencën për media në Shtëpinë e Bardhë vlerësoi zhvillimet e fundit dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Ai tha se ende në disa rajone të vendit COVID-19 është shumë i përhapur. “Të gjithë amerikanët duhet ta dinë këtë se karantinë e vazhdueshme nuk është një metodë e zbatueshme për të arritur në rezultatin e duhur. Dëmi i kësaj metode është më shumë se dobia”, tha Trump.

Trump vuri në dukje se pandemia sërish është shpejtuar në shumë vende të botës. “Karantinat nuk parandalojnë infektimin me COVID-19 në të ardhmen. Synimi i karantinave është për të zhvilluar kapacitetet kundër virusit veçanërisht në spitale, për t’u informuar më shumë rreth sëmundjes, të fitohet kohë për zhvillimin e vaksinës dhe trajtimit”, u shpreh ai.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close