U konstitua Parlamenti i Serbisë

Kuvendi i Serbisë sot konfirmoi mandatet e deputetëve të rinj, me çka u konstitua përbërja e 12-të e Parlamentit, raporton Anadolu Agency (AA).

U konfirmuan mandatet e të gjithë 250 deputetëve që u betuan, ndërsa deputetët e tanishëm mbanin maska mbrojtëse për shkak të koronavirusit.

Kuvendi mbaroi punën e tij për sot, ndërsa data e vazhdimit do të përcaktohet më vonë, kur duhet të zgjidhet kryetari i ri, nënkryetari, sekretari i përgjithshëm dhe organet e punës.

Protestuesit u mblodhën para ndërtesës së Parlamentit në një moment duke hedhur vezë mbi godinën e Kuvendit, kur panë që deputetët po dilnin prej saj, por dera e ndërtesës u mbyll shpejt.

Drejtuesi i lëvizjes “Mjaft është”, Sasa Raduloviç, bëri thirrje për protestën e sotme ku u mblodhën disa dhjetëra qytetarë.

Afati i fundit për formimin e Qeverisë së Serbisë është 90 ditë nga dita e krijimit të Parlamentit.

Në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 21 qershorit, lista “Aleksandar Vuçiç-Për fëmijët tanë” fitoi shumicën e deputetëve, 188 mandate.

Socialistët kanë 32 deputetë, ndërsa për herë të pare mandate ka fituar SPAS e Aleksandar Shapiç, i cili do të ketë 11 deputetë.

Katër parti minoritare kanë hyrë në Kuvend, kështu që Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës do të përfaqësohet nga nëntë deputetë, Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit nga Muamer Zukorlic, katër, ndërsa SDA e Sanxhakut dhe Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar fituan nga tre vende.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button