RMV, janë siguruar 61 njësi të plazmës konvalesvente për pacientë me Kovid-19

Deri më tani janë siguruar 61 njësi të plazmës konvalescente për trajtim të pacientëve me Kovid-19, kumtoi sot në profilin e tij në FB ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Plazmë të gjakut, theksoi, mund të dhurojë personi i cili është shëruar nga koronavirusi.

“Le të jemi humanë dhe t’u ndihmojmë pacientëve të cilët akoma po luftojnë me këtë virus të paparashikueshëm. Ta tregojmë kujdesin tinë, të dhurojmë dhe të shpëtojmë jetë të njerëzve. Bëj thirrje për solidaritet, sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti jonë dhe shëndeti i më të afërmëve tanë!”, shkroi Filipçe.

Ai publikoi edhe linkun për atë se kush dhe si mund të dhurojë plazmë konvalescente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button