Iran, shkoi në mbi 17 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Në Iran, 208 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.685 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 309.437, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 17.190.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 268.102 persona, ndërkohë që 4.098 pacientë janë në gjendje kritike.

Sipas saj, në Iran deri më tani janë kryer 2.508.418 teste për COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button