Pendarovski nga Pelince: Pajtimi qytetar kusht themelor për funksionimin e shoqërisë demokratike pluraliste

Në 76 vite nga Mbledhja e parë të KAÇKM-së dhe 117 nga kryengritja e Ilindenit, sot në Qendrën memoriale KAÇKM në Pelince, fjalim mbajti presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, i cili theksoi se 2 Gushti është rast i shkëlqyeshëm që të përkujtohemi edhe në rëndësinë historike, edhe në atë bashkëkohore të kauzës ilindenase. Në fjalimin para të pranishmive në Pelince, presidenti tha se kjo epope historike nuk është vetëm luftë për liri kundër tiranisë, Ilindeni, edhe ai i Krushevës në vitin 1903 dhe ai i KAÇKM-së në vitin 1944 janë unikat sipas karakterit të tyre, njëjtë ashtu siç janë unikat edhe shteti dhe rruga e tij drejt pavarësisë prej vitit 1991 e deri sot.

Në kohën e romantizmave dhe nacionalizmave, Ilindeni, tha presidenti, ishte dhe u bë simbol i vullnetit të pakontestueshëm për shtetin, të bazuar në parime republikane dhe demokratike dhe jetë të lirë të të gjithë bashkësive etnike dhe fetare në të, njofton MIA.

Pendarovski potencoi se më shumë se një shekull, Manifesti i Krushevës dhe 76 vite pas deklaratës së KAÇKM-së për të drejtat themelore të qytetarit të Maqedonisë demokratike, nuk ndalen të na inspirojnë nga veprat e revolucionarëve të atëhershëm, luftës së tyre për drejtësi, që i bashkon humanizmin, kosmopolitizmin dhe solidaritetin dhe e vendos si parim themelor të shtetësisë së Maqedonisë së Veriut.

“Vizioni i tyre për kohabitim ndëretnik dhe ndërreligjioz, u realizua në Republikën e sotme të Maqedonisë së Veriut, si atdhe i përbashkët i qytetarëve të saj, të bashkuar rreth parimeve të lirisë, të drejtat e njeriut, demokracisë dhe solidaritetit”, tha presidenti Pendarovski.

Kriza shëndetësore, tha ai, e cila paradokohe kaloi në krizë ekonomike, politike dhe morale në botë, do të jetë me ne shumë muaj dhe seriozisht do ta kufizojë zhvillimin dhe aspiratat tona për jetë më të mirë.

“Për këtë shkak duhet si shtet shumë me shpejtë të gjejmë mënyrë se si ta sigurojmë drejtësinë sociale dhe ta nxisim aktivitetin ekonomik dhe zhvillimin pa hyrë në vorbullin e huazimit financiar dhe rritjes së pakontrolluar të borxhit publik”, tha Pendarovski.

Duke u përqëndruar në muajt e kaluar, edhe krahas pandemisë, shteti, shtoi ai, ka realizuar një nga qëllimet strategjike, anëtarësimin në NATO, pas shumë viteve vështirësi dhe bllokada, për të cilat tha se ishim të detyruar t’i kalojmë, këtë vit u bëmë anëtarja e 30-të e organizatës më të fuqishme ushtarake-politike, të përbërë nga shtete demokratike dhe prosperitare.

“Në mars të këtij viti, Këshilli evropian më në fund miratoi vendim për fillim të negociatave me shtetin tonë për anëtarësim në BE, 15 vite pas marrjes së statusit të kandidatit. Por, ky vendim është vetëm fillim i një procesi të gjatë, ku duhet fundamentalisht të transformohemi dhe më në fund ta largohemi nga praksat e këqija politike. Metodologjia e re e negociatave, mundëson integrim më të shpejtë, por vetëm për shtetet, të cilët kanë vullnet të bëjnë reforma të vërteta, e jo kozmetike”, tha presidenti.

Ai shtoi se për të gjithë është e qartë se përveç standardit të jetesës, problemi i ynë kryesor është se nuk jemi të gjithë të barabartë para ligjit, administrata jofunksionale, korrupsioni i lartë dhe gjyqësia joefikase. Kjo sipas tij, nuk është vetëm pengesë për integrim më të shpejtë në BE, por shumë më me rëndësi, tha ai, ato janë pengesë kryesore që të jetojmë jetë normale në shtet të rregulluar mirë.

Investime të reja, inovacione në biznes, vende mirë të paguara të punës, zhvillim të përgjithshëm ekonomik dhe social, janë të mundura, tha ai, në sistem ku mbrohet pronësia, financiat publike nuk keqpërdoren për qëllime personale, përparojnë ata të cilët punojnë sipas rregullave, ndërsa dënohen ata që i kanë shkelur ligjet. Mënyra e vetme që të ndërtojmë shoqëri të rregullt, sipas Pendarovskit, është të zbatohet drejtësia.

Duke u përqendruar në zgjedhjet e përfunduara paradokohe, presidenti Pendarovski pret konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe Qeverisë së re, për të cilën tha se nuk do ta ketë atë komoditet që të mos i parashtrohen pyetje të rënda në 100 ditët e para.

Paraprakisht, presidenti vendosi lule para përmendores së Qendrës memoriale KAÇKM, ku po ashtu vendosën lule edhe delegacione të shumta, të Qeverisë, të udhëhequr nga zëvendës kryeministrja Milla Carovska, nga shoqata e luftëtarëve, kori diplomatik, nga komunat e Kumanovës dhe Nagoriçanit të Vjetër, përfaqësues të institucioneve, partive politike, shoqata të qytetarëve dhe qytetarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button