Pakistani raportoi numrin më të ulët të rasteve me COVID-19 që nga muaji maj

Pakistani gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar rreth 900 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), shifër më e ulët ditore në tre muaj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë pakistaneze të Shëndetësisë, me 903 raste të reja të raportuara, numri i përgjithshëm i infeksioneve deri më tani ka arritur në 278.305, prej të cilëve 1.146 aktualisht janë në gjendje kritike.

Kjo është shifra më e ulët ditore që nga 14 maji kur vendi raportoi vetëm 490 raste të konfirmuara.

Pas një rënie graduale të numrit të vdekjeve, rreth 27 pacientë të tjerë vdiqën shkaku i koronavirusit, duke e rritur numrin e viktimave nga virusi në 5.951. Mbi 88 për qind e pacientëve ose 247.171 janë shëruar deri më tani.

Sipas ministrisë, Pakistani deri më sot ka kryer 1.97 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 20.507 gjatë 24 orëve të fundit.

Të hënën, qeveria njoftoi kufizime të rrepta për të frenuar përhapjen e koronavirusit gjatë festës muslimane të Kurban Bajramit.

Gjatë festës, sallat e martesës, qendrat e biznesit, sallat e ekspozitës, restorantet, parqet argëtuese, parqet publike, klubet sportive, pikat turistike, dyqanet me pakicë dhe qendrat tregtare do të qëndrojnë të mbyllura.

Që nga muaji qershor, në 20 qytete autoritetet kanë vendosur bllokime të bazuara në lokalitete në pikat e nxehta të virusit dhe shumë zyrtarë.

“Bota po e pranon gjerësisht strategjinë tonë të mbylljes intelegjente pasi rastet tona po zvogëlohen gradualisht”, tha kryeministri Imran Khan, në një konferencë për media të hënën.

Megjithatë, ai publikisht kërkoi për kujdes dhe për respektim të masave për të frenuar përhapjen e pandemisë.

“Rastet e virusit mund të rriten përsëri nëse njerëzit i lënë pas dore udhëzimet e sigurisë për Kurban Bajram”, paralajmëroi Khan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button