Kosova anuloi faljen e namazit të Bajramit në xhami shkaku i COVID-19

Në Kosovë, Kurban Bajrami filloi pa falur namazin e kësaj feste në xhami, shkaku i situatës së shkaktuar nga koronavirusi. 

Dje, kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, njoftoi se falja e namazit të Kurban Bajramit është anuluar me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik të popullatës. Po ashtu falja e namazit u anulua në të gjitha xhamitë në vend për dhjetë ditët e ardhshme.

Myftiu Tërnava bëri thirrje për të shmangur edhe vizitat familjare dhe miqësore me rastin e Kurban Bajramit, si dhe që besimtarët t’u përmbahen shtrëngimit të duarve dhe përqafimeve kur të urojnë festën.

Festa e Kurban Bajramit fillon me faljen e namazit herët në xhami, pastaj vazhdon me prerjen e kurbanit, simbolit të festës, si dhe me vizitat tek të afërmit dhe miqtë. Përfaqësuesit e komuniteteve muslimane në këto vende kanë bërë thirrje për kujdes të veçantë shkaku i pandemisë së koronavirusit, duke respektuar distancimin social dhe higjienën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button