Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla lokale  deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior, më e shprehur do të jetë përgjatë Vardarit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 23 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 34 deri në 40 gradë. Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë veriore. Temperatura minimale do të ulet deri 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 39 gradë.

Të shtunën do të ketë rritje të vranësirave dhe zhvillim të paqëndrueshmërisë lokale me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe paraqitje të bubullimave. Moti sërish nga e diela do të jetë i qëndrueshëm. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar veriore, ndërsa temperaturat ditore do të ulen për 5 deri 6 gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button