SHBA, afro 30 milionë njerëz nuk arritën të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm

Derisa kërkesat për asistencë financiare për shkak të papunësisë janë rritur në SHBA për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), afro 30 milionë njerëz nuk kishin ushqim të mjaftueshëm në periudhën 16-21 korrik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një anketete të Byrosë së Regjistrit Civil të SHBA-së në periudhën 16-21 korrik, numri i njerëzve që nuk kanë mundur të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm arriti nivelin më të lartë që nga muaji maj.

Gjersa 23.861.000 njerëz nuk arritën të siguorjnë ushqim të mjaftueshëm herë pas here, 5.423.000 mijë njerëz nuk konsumuan ushqim të mjaftueshëm në mënyrë të shpeshtë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti amerikan i Punës, numri i personave që kanë kërkuar përfitime të papunësisë për herë të parë në vend u rrit me 12 mijë për të shkuar në 1.434.000 në javën që përfundoi më 25 korrik, krahasuar me një javë më parë.

Në këtë mënyrë, numri i personave që kanë aplikuar për përfitime financiare të papunësisë për herë të parë në SHBA ka shkuar në mbi 54 milionë që nga java që përfundoi më 14 mars, kur pandemia COVID-19 filloi të ndikojë në tregun e punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button