Rasti i Siniçanit, Spasovski: Zgjidhja të vijë përmes kornizave ligjore

Kryeministri, Oliver Spasovski bën thirrje që përmes dialogut në vendbanimet në Komunën e Bogovinës të gjendet zgjidhje e mirë e përbashkët për të gjithë dhe banorët e Siniçanit të kenë sa më shpejtë ujët të pijshëm, njofton Portalb.mk.

Për mua, e vetmja gjë e rëndësishme është të veprohet sipas ligjit dhe Kushtetutës, të mos lejohet të kemi anarki dhe veprim jashtë rregullave ligjore.

“Qytetarët tanë, nga Komuna e Bogovinës, unë i respektoj, i mbështes dhe është shumë me rëndësi të kemi zgjidhje të problemit të tyre, i cili do të vijë përmes kornizave ligjore. Bëj thirrje që përmes dialogut në vendbanimet në Komunën e Bogovinës të gjendet zgjidhje e mirë për të gjithë dhe banorët e Siniçanit të kenë sa më shpejtë ujë të pijshëm”, u shpreh për Portalb, Spasovski në profilin e tij në Facebook.

Njëkohësisht në kumtesë demanton se me prokuroren Lejla Kadriu ka pasur bisedë lidhur me qytetarët e Siniçanit.

Ai thotë se prokurorja, e cila vepron rreth rastit, e ka lajmëruar, por se në atë bisedë fare nuk është bërë fjalë për qytetarët, por, siç thotë, vetëm ka cekur se nuk ka nevojë ta kërkojë sepse ka prokuror publik të RMV-së dhe se me të duhet të bisedohet.

LEXO: Situata në Siniçan, Policia pret urdhër me shkresë nga Prokuroria për t’u tërhequr nga vendi ku punohet ujësjellësi

LEXO: Përpjekje e pasuksesshme për ndërtimin e ujësjellësit në Siniçan, policia në vendin e ngjarjes!

LEXO: Ngjarjet në Siniçan, Prokuroria Publike do ta hetojë ndërtimin e ujësjellësit dhe veprimin e prokurores së Tetovës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button