MSH: Përfundoi vendosja e objektit të ri montues për pulmologji, nga mesi i gushtit do të pranojë pacientë

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se në kohë rekorde, për më pak se dy javë, përfundoi vendosja e objektit të ri montues – pjesa poliklinike e ambulancës në IPSH Klinika për pulmologji dhe alergologji, i locuar në hapësirën mes Institutit për patofiziologji dhe Institutit për TBC.

Në ditët në vijim pritet të përfundojë edhe pajisjimi i brendësisë me inventar, pajisje jo mjekësore dhe mjekësore e cila është donacion nga Shoqata e qytetarëve Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë, ndërsa nga mesi i gushtit objekti do të jetë tërësisht gati për pranimin e pacientëve.

Ambulancë montuese për pulmologji

“Vendosja e ambulancës së re montuese është me qëllim që ata pacientë të cilët kanë çfarëdo simptomalogji të mushkërive tërësisht të ndahen nga të gjithë pacientët tjerë dhe në pjesën e ambulancës të bëhet trijazhë e pacientëve. Kjo është me rëndësi për periudhën e ardhshme, për muajt e vjeshtës, në të cilat numri i pacientëve me sëmundje të mushkërive dukshëm po rritet. Nga Klinika për pulmologji sqarojnë se pacientët me sëmundje të mushkërive, për shkak të sëmundjes kronike në sistemin e mushkërive janë në grupin më të rrezikuar për marrjen e Kovid-19 si dhe për zhvillimin e komplikimeve të rënda nga virusi, sepse është shumë me rëndësi vendosja e ambulancës së montuar, e cila do t’i plotësojë standardet më bashkëkohore për punë”, qëndron në kumtesën e ministrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button