Hulumtim i UNICEF-it për efektet nga KOVID-19 ndaj fëmijëve në Maqedoninë e Veriut

Zyra e UNICEF-it në Shkup sot do t’i prezantojë rezultatet nga hulumtimi për efektet sociale dhe ekonomike të KOVID-19 ndaj fëmijëve në Maqedoninë e Veriut.

Analiza u zbatua në partneritet me Institutin për hulumtime dhe politika ekonomike “Fajnans Think” me mbështetje nga USAID, transmeton MIA.

Në brifingun për mediume janë paraparë fjalime të përfaqësueses së UNICEF-it, Patricija di Xhovani dhe të drejtorit të Zyrës për zhvillim të përgjithshëm në USAID, Eduard Gonzales, ndërsa do të marrin pjesë edhe Bllagica Petreski nga Instituti për hulumtime ekonomike dhe politika “Fajnans Think”, Ana TomovskaMiskovska nga Universiteti Amerikan Kolexh, Maja Gerovska-Mitev nga Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” Shkup si dhe Maja ParnaxhievaZmejkova, konsultuese e pavarur.

Rezultatet nga hulumtimi do t’i prezantojë Marjan Petreski nga Fajnans Think – Instituti për hulumtime dhe politika ekonomike dhe Universiteti Amerikan Kolexh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button