Shekerinska dhe Dimitrov në Simpoziumin e 22-të ndërkombëtar “Symi”

Zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov marrin pjesë në Simpoziumin ndërkombëtar të 22-të “Symi” që këtë vit mbahet në Athinë dhe Lagonisi nën patronatin e kryesimit grek me Këshillin e Evropës ndërsa në organizim të Fondacionit “Andreas Papandreu” dhe në bashkëpunim me rajonin e Atikës dhe Qytetin e Athinës.

Në fokus të simpoziumit, kumtoi sot Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin është bashkëpunimi dhe solidariteti në kontekst të pandemisë me KOVID-19, si dhe bota më pas ndërsa në funksion të këmbimit të mendimeve për qasje dhe strategji që do t’i përfaqësojnë interesat kombëtare dhe globale në sferën e mbrojtjes shëndetësore, strategjitë dalëse, bashkëpunimit rajonal dhe sfidat socio-ekonomike për krizën KOVID-19, të drejtat e njeriut dhe ndikimet mbi kategoritë e ndjeshme, zhvillimin e ekonomive “të gjelbra”, ndikimet mbi demokracinë dhe temat e tjera relevante.

Shekerinska mori pjesë në panelin “Bota pas KOVID-19” kushtuar sfidave globale politike dhe të sigurisë të shkaktuara nga koronavirusi, në të cilin ka marrë pjesë edhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mirçea Xhoana, si edhe politikanë dhe ekspertë të SHBA-së, Suedisë, Turqisë dhe Francës.

Dimitrov në panelin e titulluar “KOVID-19″ dhe bashkëpunimi rajonal – prioretizimi i interesave të përbashkët” është përqendruar në rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në kushte të pandemisë, si edhe në nevojën e ndërmarrjes së masave të domosdoshme për zbutjen e implikimeve prej KOVID-19 mbi shëndetin dhe jetën socio-ekonomike të qytetarëve në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE. Në panel së bashku me ministrin Dimitrov kanë marrë pjesë edhe ish-kryeministrat e Greqisë dhe Kosovës, Jorgos Papandreu dhe Albin Kurti.

Në margjinat e simpoziumit ministri Dimitrov i ka realizuar disa takime në mesin e së cilave edhe me ministrin alternativ të Punëve të Jashtme të Greqisë, Militiadis Varviciotis me të cilin kanë biseduar për çështjet kryesore të agjendës së kryesimit grek me Këshillin e Evropës.

Ndryshe, simpoziumi mundëson debat midis politikanëve, shkencëtarëve shëndetësorë, akademikëve, nobelistëve dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button