A e dini pse Brukseli është vendi më i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut?

Brukseli, është jo vetëm qytet ku shumë bashkëqytetarë tanë dëshirojnë të shpërngulen për një jetë më të mirë. Ky qytet është synim jo vetëm për punë më të mirë, për të krijuar familje, për të nisur një jetë më të mirë, se sa ajo të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut, respektivisht qeveria e saj, mund t’u ofron shumicës së qytetarëve të saj.

Naim Vrenezi

Brukseli, ishte një qytet i rëndomtë evropian, deri në marsin e vitit 1957, kur në Romë të Italisë u themelua Bashkimi Tregtar Evropian, dhe arsyeja se pse u përzgjodh ishte rendit alfabetik, nga gjashte shtetet themeluese u vendos qe mbledhjet e kësaj organizate te re te mbaheshin me rotacion çdo gjashtë muaj, dhe rotacioni do te fillonte sipas rendit alfabetik te kryeqyteteve, dhe Brukseli fillonte me shkronjën B, qe ishte shkronja e dyte pas shkronjës A, dhe nga gjashtë shtetet themeluese, Brukseli u zgjodh kryeqytet i përkohshëm i BE-së. I tillë ngeli dhe është edhe sot e kësaj dite.

Po, pse është i rëndësishëm për ne?
Përgjigja është e thjeshtë, të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me kontinentin e vjetër, merren pikërisht në Bruksel. Jeta jone, tregtia, shkëmbimi i mallrave dhe teknologjive, siguria kombëtare dhe kontinentale garantohet nga Brukseli, aty ku kane zyrat.

Bashkimi Evropian dhe organizata me e madhe politiko ushtarake ne bote NATO-ja.

Integrimi, kjo ëndërr që akoma është në realizim e sipër

Qytetarët e vendit tonë kanë si përcaktim integrimin evropian që nga viti 1991, një pjesë e mirë e tyre, edhe para rënies së sistemit monist. Ëndrra evropiane është më e vjetër se sa vet shteti i pavarësuar më 8 shtator 1991.

Për 30 vite, ende jemi në dhomën e pritjes, dhe arsyet e kësaj pritjeje të stërgjatë janë shumë, reformat e panisura në sistemin e korruptuar gjyqësor, nga ku prodhohen pasiguri të gjithanshme, frika e investitorëve ta huaj për të investuar, ekonomia jo-stabile, e cila ka rrënjët edhe në politikën jo-stabile, korrupsioni, sistemi shëndetësor, sistemi arsimor…..i tërë sistemi shtetëror kërkon një ‘pastrim shpirtëror’, para hyrjes në klubin e madh evropian.

Çfarë duhet bërë, dhe (edhe) sa duhet pritur për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian?

Kjo pyetje nuk gjen përgjigje as mes politikanëve dhe as mes qytetarëve, interes i përbashkët i të çilëve është ky integrim.

Brukseli, nuk duhet ngelur përgjithmonë qytet i ëndrrave të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, për të gjetur strofull ilegale për familjet e tyre, por kryeqytet ku ne do të dërgojmë pjesën më të mirë dhe me më shumë përvojë të administratës tonë shtetërore, qytet ku ne do të shkojmë për punë, për biznes, si turistë, por assesi më si punëtorë ilegal krahu.

Detyrat e Shtëpisë

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, duhet përnjëherë, të krijon në mini ‘Marshall Plan’ për integrimin e shpejtë të vendit në Bashkimin Evropian. Ky plan duhet të përfshijë gjithçka që është e nevojshme për të arritur qëllimin, të luftojë korrupsionin, të hulumton (me të gjithë resurset) gjyqësinë dhe prokurorinë e korruptuar, te hulumton pasuritë pa burim të sigurt të prejardhjes, reforma në gjitha sferat jetësore, të jep dëshmi se punët e shtëpisë janë duke u kryer dhe se agjenda evropiane është prioritet numër 1 e qeverisë.

Muajt e ngelur të vitit të mbrapshtë 2020, me pandeminë në qafë, janë thelbësore për të hapëruar më një ritëm më të shpejtë drejt BE-së, presidenca gjermane është e gatshme dhe me vullnet të shprehur publikisht, mirëpret iniciativat e qeverise se re, dhe ajo duhet te punoje, dhe te punoje shume, ndërsa kjo dekadë duhet të në gjej në gjirin evropian, sepse nëse ishte humbje kohe ajo periudhë 45 vjeçare nën diktaturën e komunizmit, humbje kohe është edhe 30 vite tentim për tu anëtarësuar në BE.

Para 4 muajve u anëtarësuam në NATO, tani është radha qe te punojmë dhe te bëhemi pjese e familjes evropiane. Sa me shpejtë, aq me mire për te gjithë ne!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button