Muamed Sejdini: Kemi raportuar dyshimet për keqpërdorimet në FFM, do të bashkëpunojmë me organet hetimore

Kryetari i FFM-së, Muamed Sejdini, ka reaguar pas njoftimit të Policisë Financiare se ka ngritur padi ndaj disa zyrtarëve të mëhershëm të kësaj federate, të cilët dyshohen për keqpërdorime financiare, njofton Portalb.mk.

Sejdini tha se, me 10 tetor 2019 ka raportuar në organet hetimore të shtetit dyshime për krim financiar në lidhje me abuzim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare, për pastrim të parave dhe të ardhurave tjera si vepra të dënueshme dhe mashtrim në detyrat e punës nga ana e ish-udheheqëses së Departamentit të Financave në FFM.

“Edhe atëherë kur kemi raportuar dyshime për përvetësim, por edhe tani, qëndrimi im dhe natyrisht qëndrimi i Federatës është që vetëm institucionet, pra në këtë rast, Prokuroria Publike dhe organet hetimore duhet të udhëheqin hetimin e raportuar nga ana jonë, ndërsa ne jemi të detyruar të bashkëpunojmë dhe të paraqesim të gjitha dokumentet e nevojshme pranë autoriteteve hetimore për të pastruar tërë procesin. Në periudhën e kaluar, Federata e Futbollit të Maqedonisë pati bashkëpunim intensiv me organet shtetërore të hetimit dhe me falënderojmë veçanërisht Zyrën e Policisë Financiare për qëndrimin e tyre profesional, angazhimin, përkushtimin dhe qasjen e përgjegjshme”, ka shkruar Sejdini.

Ai tha se, pasojat e kësaj duhet t’i mbajnë personat që kanë bërë këto keqpërdorime, ndërsa shtoi se federata ka kapërcyer periudhën kur gati u shkatërrua financiarisht për llogaritë (fajin) e dikujt tjetër.

Policia Financiare ka ngritur padi penale kundër 11 personave fizik dhe 14 personave juridik, të cilët dyshohen se në periudhën nga 1 janari i vitit 2015 deri më 10 tetor të vitit 2019, në mënyrë joligjore kanë përfituar prona në vlerë prej 146.770.172 dhe me këtë kanë dëmtuar Federatën e Futbollit të Maqedonisë. Ndër personat e dyshuar është edhe ish kryetari i FFM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button