Talat Xhaferi mbetet në Spital: Kush do ta thirr dhe kush do të udhëheqë me seancën e parë kuvendore?

Më së voni deri më 4 gusht, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi duhet që ta thirr seancën konstituive të përbërjes së re parlamentare. Ai ende është kryetar aktual i Kuvendit dhe e ka për detyrë që ta thirr seancën. Megjithatë, mbajtja e saj problematizohet për shkak të gjendjes shëndetësore, njofton Portalb.mk.

Talat Xhaferi është negativ në testim për virusin korona, por është në Klinikën Infektive për shkak të mushkërive të bardha. Sipas Rregullores kuvendore ai mund ta thirr seancën gjegjësisht ta nënshkruajë vendimin, ndërkaq të mos udhëheqë me atë. Në rast të tillë atë rol do ta ketë deputeti më i vjetër nga përbërja e re parlamentare, gjegjësisht Stojan Millanov.

“Sipas nenit 9 të Rregullores së Kuvendit, nëse seancën e parë nuk e thirr kryetari, seanca mbahet në ditën e 21-të pas mbarimit të zgjedhjeve në ora 10:00, ndërkaq e thirr deputeti më i vjetër sipas viteve, nëse edhe ai refuzon atëherë duhet ta thirr deputeti tjetër më i vjetër pas tij e kështu me radhë derisa të thirret seanca e parë”, thuhet në Rregulloren e Kuvendit.

Vetëm edhe një javë mbetet deri në ditën kur skadon afati 20-ditor, për të thirrur seancën konstituive. Menjëherë pas zgjedhjeve, atëherë kur Xhaferi nuk ishte në spital, ai pati deklaruar se gjithsesi seanca do të jetë në ditët përpara afatit përfundimtar – gjegjësisht pas Ilindenit.

Përndryshe, Xhaferi duhet ta udhëheqë edhe delegacionin në Krushevë, në manifestimin qendror për shënimin e Ilindenit. Nuk është e qartë nëse do të mundet të jetë i pranishëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button