Bullgaria do të lejojë hyrjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut me test negativ PCR

Qeveria bullgare ka vendosur që pjesërisht të lehtësojë masat për hyrje në vend për pesë shtete, mes të cilave edhe Maqedonia e Veriut, me çka shtetasit tanë do të mund të hyjnë në Bullgari vetëm me test PCR negativ, njofton Portalb.mk.

Përveç nga Maqedonia e Veriut me test PCR jo me të vjetër se 72 orë në Bullgari do të mund të hyjnë edhe shtetas nga Serbia, Moldavia, Izraeli dhe Kuvajti.

Sipas qeverisë bullgare, vendimi për këto lehtësime është kërkesë të sektorit turistik të vendit.

Për dallim nga Bullgaria, Greqia e ka vazhduar ndalesën për hyrje të shtetasve të Maqedonisë së Veriut deri më 31 korrik për shkak të koronavirusit.

Bullgaria i mbyllim kufijtë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut për periudhën prej 16 deri më 31 korrik, me përjashtim të qytetarëve të vendit që kalojnë tranzit përmes Bullgarisë që të kthehen në shtëpi. Bullgaria e solli një vendim të tillë pas përkeqësimit të situatës me korona virus në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button