Erion Veliaj është infektuar me korona virus

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka rezultuar pozitiv me Covid – 19. Lajmin e ka konfirmuar vet ai nëpërmjet profilit të tij në Facebook, ku ka informuar se prej sot do të jetë në izolim shtëpiak, njofton Portalb.mk.

“Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia. Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM ??❤️ mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj! Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!”, ka shkruar Veliaj.

Nnumri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me korona virus në Shqipëri është rritur në 4.880 dhe numri i të vdekurve në 144.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button