RMV, pacientët me Kovid-19 në Klinikën Infektive marrin edhe trajtim me terapi fizikale

Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile çdo pacient merr trajtim përkatës të gjendjes së tij shëndetësore. Tek pacientët të cilët janë të hospitalizuar në klinikën përveç terapive kundër Kovid-19, një pjesë të mjekimit është edhe terapi fizikale e cila kontribuon për përmirësimin e shëndetit psikofizik dhe përmirësimin e funksionit të sistemit respirator, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Terapia fizikale e pacientëve të cilët janë të hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive për shkak të Kovid-19, siç theksohet, zakonisht përbëhet nga dy segmente: terapo fizikale për aparatin lokomotor dhe terapi fizikale për sistem resporator ose e ashtu quajtur gjimnastikë respiratore.

Që të arrihet efekti maksimal dhe të lirohet pacientë për funksionim relativisht normal në kushte të shtëpisë, siç theksohet, intensiteti i ushtrimeve për aparatin lokomotor ditëve të fundit nga qëndrimi në Klinikën, mund të rritet pas konsultimeve me mjekun.

Për shkak të kontaktit direkt mes pacientit dhe fizioterapeutit dhe krijimit të afërsisë dhe ndjenjës së sigurisë, terapia fizikale ka rol të madh në përmirësimin dhe mirëmbajtjen, si në shëndetin fizik ashtu edhe në shëndetin mendor tek pacientët, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button