fbpx

Spanja i druhet valës së dytë të Covid-19

Autoritetet spanjolle kanë marrë masa të reja pasi i druhen shpërthimit të një vale të dytë të koronavirusit Covid-19.

Në Katalonjë janë mbyllur të gjitha lokalet e natës për një periudhë 2-javore. Ndërsa qytetet e tjera jashtë këtij rajoni po shënojnë një rritje të numrit të të infektuarve.

Ministria spanjolle e Mbrojtjes po aplikon një sistem gjurmimi për të parandaluar çdo rast të infeksioneve në radhët e ushtarëve, transmeton Tv Klan.

Të premten, Ministria e Shëndetësisë raportoi më shumë se 900 rastë të reja të infektuarish me Covid-19. Një ekip futbolli në kategorinë e dytë, Fuenlabrada, ka 28 futbollistë të infektuar.

Nga ana tjetër, Mbretëria e Bashkuar ka vendosur që të gjithë personat që kthehen nga Spanja duhet të izolohen. Rregulla të ngjashme për udhëtimet nga Spanja ka edhe Norvegjia.

Po kështu Franca dhe Gjermania kanë lëshuar paralajmërime për udhëtimet drejt Spanjës. Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme spanjolle ka thënë se vendi është i sigurt dhe rastet e reja të infeksioneve janë të izoluara dhe nën kontroll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button