Zgjedhjet parlamentare në RMV, KShZ i kumtoi rezultatet përfundimtare

Sipas rezultateve përfundimtare zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik, Koalicioni “Mundemi” fitoi 46 mandate, VMRO-DPMNE 44, BDI 15, ASH Alternativa 12, E Majta 2 dhe PDSH 1 mandat.

Siç informoi në mbledhjen e sotme kryetari i KSHZ-ë, Oliver Derkoski, në NJZ 1 Koalicioni “Mundemi” fitoi tetë deputetë, VMRO-DPMNE shtatë, BDI 2, Aleanca dhe Alternativa 2 dhe E Majta një deputet, transmeton MIA.

NJZ2, VMRO-DPMNE dhe “Mundemi” fituan nga 7 deputetë, BDI 3, AA/A 3. Në NJZ3, VMRO-DPMNE fitoi 10 deputetë, “Mundemi” 9 dhe E Majta një deputet.

“Në NJZ4 mandatet i ndanë VMRO-DPMNE dhe ‘Mundemi’, përkatësisht nga 10 deputetë. Në NJZ5 VMRO-DPMNE dhe ‘Mundemi’ fituan nga 7 deputetë, BDI 3 dhe AA/A 1 deputet. Në NJZ6 BDI fitoi 7 deputetë, AA/A 6, ‘Mundemi’ 4, VMRO-DPMNE 2 dhe PDSH 1 deputet”, tha Derkoski.

“Sipas rezultateve përfundimtare të cilat sot i publikoi kryetari i KSHZ-ë, Oliver Derkoski, Koalicioni “Mundemi” i kryesuar nga LSDM fitoi 327.408 vota apo 46 mandate, Koalicioni i VMRO-DPMNE-së fitoi 315.344 vota apo 44 mandate, BDI fitoi 104.699 vota apo 15 mandate, Koalicioni Aleanca/Alternativa fitoi 80.000 vota apo 12 mandate, E Majta – 37.426 vota apo 2 mandate dhe PDSH – 13.930 vota apo 1 mandat”, theksoi Derkoski.

I pyetur se çfarë ishin pritjet për zgjedhjet, Derkoski theksoi se zgjedhjet në kushte specifike në të cilat u mbajtën, përfunduan mirë. për herë të parë shteti ynë, siç tha, u përball me organizim të zgjedhjeve në kushte specifike, në pandemi të Kovid-19 dhe për të gjithë ne kjo ishte sfidë. Shtoi se dita e parë, e dytë dhe e tretë e zgjedhjeve kaluan mirë pa vërejtje dhe këtë e konstatoi edhe MPB.

“Nga shkurti e këtej në një periudhë pesëmujore KSHZ ishte në aktivitete intensive për përgatitje dhe organizim të këtyre zgjedhjeve të cilat përfunduan. Mendoj se opinioni do të dakordohet me ne se dita e parë kaloi shkëlqyeshëm në votim, dita e dytë gjithashtu pa vërejtje edhe pse pati numër të shtuar të të paraqiturve për votim në kushte shtëpiake dhe dita e tretë gjithashtu kaloi shkëlqyeshëm në kuptim të organizimit, zbatimit, zhvillimit të votimit, nuk pati kurfarë vërejtje më serioze nga ana edhe e qytetarëve edhe e të pranishmëve të cilët e vëzhguan procesin dhe ajo që ndodhi në mbrëmje me publikimin e rezultateve, ju jeni dëshmitarë se ishte mjet i sulmit nga jashtë. Në të vërtetë, këtë e tha dje edhe MPB. Kur të përfundojë hetimi atje plotësisht do të informoheni me kohë”, tha Derkoski.

Pas orës 12:00 janë ftuar të gjithë deputetët t’i marrin vërtetimet nga hapësirat e KSHZ-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button