fbpx

Hulumtim në Brazil: Hidroksiklorokina nuk është efikase në shërimin e Kovid-19

Një studim i përpunuar në Brazil tregon se hidroksiklorokina, ilaç që u promovua si terapi për Kovid-19 nga presidenti Zhair Bolsonaro, është joefikas në shërimin, publikoi Bi-Bi-Si-ja, transmeton MIA.

Në studimin janë përfshirë 677 pacientë, të infektuar me koronavirusin e ri, me simptome të vogla deri të mesme të sëmundjes në 55 spitale në Brazil, ndërsa hetimi ka treguar se ilaçi nuk është efikas në shërimin e Kovid-19 dhe do të mund të ketë efekte të padëshiruara.

Hulumtimi u publikua në revistën “Nju Ingland xhërnal of medicin (New England Journal of Medicine).

Hidroksiklorokina, ilaç kundër malarjes, u bë i njohur në fillim të vitit, kur thuhej se mund të ndihmojë në shërimin e të sëmurëve nga koronavirusi i ri.

Që në maj, Qeveria e Brazilit rekomandoi që hidroksiklorokina t’u përshkruhet pacientëve të infektuar me Kovid-19, madje edhe Boslonaro, në fillim të muajit, e ka përdorur pasi u konfirmua se ishte i infektuar.

Edhe presidenti amerikan Donald Tramp pohonte se hidroksiklorokina mund të ndihmojë në shërimin e pacientëve të infektuar me Kovid-19.

Hulutimi i Universitetit Oskford, i zbatuar në qershor tregoi se hidroksiklorokina është joefikase.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close