Fatos Beqiraj transferohet te Wisla Krakow

Fatos Beqiraj është bërë futbollisti më i ri i skuadrës së Wisla Krakowit. Të premten, sulmuesi shqiptar që përfaqëson Malin e Zi, nënshkroi kontratë dyvjeçare, shkruan faqja zyrtare e klubit polak, transmeton Koha.net.

32-vjeçari transferohet te Wisla si transferim i lirë nga klubi izraelit, Maccabi Netanya, ku i kaloi dy sezonet e fundit. Gjatë kohës atje, ai luajti në 60 ndeshje në të gjitha garat dhe shënoi 23 gola.

Beqiraj karrierën e kishte filluar te skuadra Shqiponja, nga e cila më pas iu bashkua Besës së Pejës. Në vitin 2008, ai u bë futbollist i Buduqnostit të Podgoricës.

Më së shumti kohë kaloi me fanellën e Dinamo Zagrebit. Me gjigantin kroat luajti për 3 vjet e gjysmë, ku kishte 90 paraqitje dhe shënoi 30 gola në elitën e futbollit kroat. Karrierë ka bërë edhe me Changchun Yatai, Dynamo Minsk, Dynamo Moska dhe Mechelen.

Me përfaqësuesen e Malit të Zi është paraqitur 69 herë dhe ka nëntë gola të realizuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button