Në Zambi janë testuar të gjithë deputetët, 15 janë pozitivë në koronavirus

Pesëmbëdhjetë deputetë të Parlamentit të Zambias janë pozitivë në koronavirus, pasi të gjithë deputetët këto ditë iu nënshtruan testimit të detyrueshëm, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Çitalu Çilufia, njofton DPA, transmeton MIA.

Testimet u urdhëruan pasi dy deputetët vdiqën gjatë fundjavës.

Në ndërkohë, zëdhënësi i Qeverisë keniane, Sajrus Oguna, gjithashtu konfirmoi se është pozitiv në virus.

Në Afrikën Jugore, dy ministra kohë më parë u hospitalizuan pasi u infektuan me virusin.

Deri më tani Zambia ka paraqitur 3.584 raste të koronavirusit, ndërsa Kenia ka regjistruar 15.601.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kohë më parë paralajmëroi se pas fillimit të ngadalësuar të pandemisë në kontinentin afrikan, numri i rasteve tani po rritet me shpejtësi, përkujtoi DPA.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button