Fushatë e Konfederatës së sindikatave të lira të Maqedonisë “Të dëgjohet zëri i punëtorit”

Fushata me titull “Të dëgjohet zëri ipunëtorit” zbatohet nga Konfederata e sindikatave të lira të Maqedonisë si një sindikatë kombëtare që synon të mbrojë të drejtat e punëtorëve, të cilat siç thonë gjatë pandemisë dhe gjatë gjendjes së jashtëzakonshme u shkelën, dhe janë shkelin në periudhën pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, transmeton MIA.

“Qëllimi i fushatës është të informojë punëtorët dhe publikun e gjerë për temat aktuale në fushën e të drejtave të punës dhe punën dhe rolin e sindikatave përmes ilustrimeve dhe dërgimit të një mesazhi në tema specifike. Ne besojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme në këtë periudhë të rritet dukshmëria e sindikatës, si në anëtarësinë tonë ashtu edhe në punëtorët e tjerë dhe të prezantohet qartë roli i sindikatës në një kohë kur shumë punëtorë përballen me shkelje të të drejtave të punësimit, dhe nuk kanë ku të kthehen”, theksojnë
nga KSL.

Deri më tani, theksohet, janë trajtuar disa tema si siguria dhe shëndeti në punë, cili është roli i negociatave kolektive dhe dialogut shoqëror, të drejtat dhe detyrimet e punëdhënësve dhe punëtorëve, punë e sigurt dhe e mirë, paga më të larta dhe të përshtatshme etj. Fushata zhvillohet në faqen zyrtare të Fejsbukut të KSL.

“Në programin tonë pasojnë edhe tema të tjera për interesat dhe të drejtat e punonjësit duke ditur që çdo punonjës meriton pagën e tij. Ne i inkurajojmë të gjithë anëtarët tanë të mos hezitojnë dhe t’i drejtohen sindikatës sonë nëse hasin probleme gjatë ushtrimit të të drejtave të tyre të punës, të cilat janë të garantuara me ligj”, theksojnë nga KSL.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button