Moti gjatë fundjavës në Maqedoninë e Veriut

DPHM-ja për nesër pasdite paralajmëron zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të fortë. Vende-vende, siç thekson, proceset do të jenë më intensive dhe në formë të motit të keq.

Të dielën moti do të jetë i paqëndrueshëm kryesisht pasdite dhe në pjesët lindore të vendit me paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave, por nga e hëna pritet kryesisht mot me diell me rritje më të shpejtë të temperaturave.

Veçanërisht moti i ngrohtë, sipas DPHM do të jetë nga mesi i javës së ardhshme. Temperaturat do të lëvizin nga minimum 13 gradë në orët e hershme të mëngjesit deri në 40 gradë gjatë ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button