fbpx

Erdoğan arrin në Xhaminë e Madhe Ajasofja

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka arritur në Xhaminë e Madhe Ajasofja, e cila sot me namazin e xhumasë do të rihapet për namaz pas 86 vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti turk u prit me duartrokitje dhe shfaqje të simpatisë nga ana e qytetarëve.

Ndryshe, Xhamia e Madhe Ajasofja do të hapet me namazin e xhumasë, ndërsa besimtarët tashmë pas sabahut kanë filluar të vijnë për faljen e namazit të parë pas 86 vjetësh.

Më 10 korrik, gjykata e lartë administrative e Turqisë anuloi vendimin e vitit 1934 të qeverisë së atëhershme turke për ta kthyer objektin në muze, ndërsa më pas, përmes një vendimi presidencial, ajo i rikthye në xhami dhe administrimi i saj iu dorëzua Kryesisë së Çështjeve Fetare.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close