RMV, janë hakuar ueb-faqe e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit

Ministria e Shëndetësisë informon se është cak i sulmeve të hakerëve, për momentin nuk funksionon ueb-faqja e ministrisë. Njëkohësisht është hakuar edhe ueb-faqja e Ministrisë së Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

Për momentin në Ministrinë e Shëndetësisë po hulumtohet se çfarë saktë ka ndodhur, por edhe për sa kohë do të zgjidhet problemi.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë dërguar e-mail prej një adrese tjetër dhe kanë njoftuar se do të komunikojnë tani e tutje me adresën e re, pra jo me zyrtaren që e kanë pasur deri më tani,

Është hakuar ueb faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe nuk është në funksion prej dje në mbrëmje, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Nga Ministria informojnë se punohet në normalizimin e funksionimit të faqes pas sulmit të hakerëve.

Javën e kaluar nuk funksionoi as ueb-faqja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për shkak sulmeve nga ana e hakerëve, të cilët e kryen vetëm pak pasi mbaruan zgjedhjet. Në të njëjtën kohë u sulmua dhe përmbledhësi i lajmeve Time.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button