Incident i armatosur te “Rruga e plastikave”, është plagosur një person

Mbrëmë rreth orës 22:00 se te “Rruga e Plastikave” ka ndodhur një incident i armatosur, me çrrastë ka mbetur i plagosur R.B. i lindur në vitin 1952 pronar i një dyqani në “rrugën e plastikave”.

Rasti është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme nga ku njoftojnë se diku rreth orës 21:30 persona të panjohur i kanë sulmuar djemtë e R.B. Personi R.B i cili jeton në katin sipër dyqanit, kur ka zbritur poshtë për të pa se çka po ndodhë, njëri nga sulmuesit ka nxjerrë armën dhe ka gjuajtur në drejtim të tij duke i shkaktuar plagë dhe më pas personat e panjohur janë larguar nga vendngjarja, transmeton Alsat.

R.B. me një makinë private është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, për trajtim mjekësorë. Ndihmë ka kërkuar edhe njëri nga djemtë e R.B.

Menjëherë pas incidentit në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë, ku kanë gjetur edhe një gëzhojë dhe po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button