Kadri Veseli doli pozitiv me Covid-19

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka konfirmuar se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Veseli edhe sot gjatë ditës ka njoftuar se ka simptoma se është i prekur nga ky virus. Ai gjatë ditës ka thënë se e ka bërë testin dhe është vetizoluar.

“Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2”, konfirmon Veseli.

Tutje, ai siguroi se është mirë me shëndet dhe do të qëndrojë në vetizolim.

“Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim”, shkroi Veseli.

Ai gjithashtu bëri thirrje që të respektohen masat kundër koronavirusit.

“Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!”, përfundoi Veseli.

Përvec të parit të PDK’së, pozitiv me Covid-19 ka dalë edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Gjatë kohëve të fundit është raportuar në media se i pari i LDK’së është shëruar nga koronavirusi, megjithatë nuk ka ndonjë konfirmim deri tash nga vet Mustafa.

Derisa LDK’ja ka siguruar se Isa Mustafa është mirë me shëndet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button