Boki 13 për lëndën “Aleanca Ndërkombëtare”: Miceski dhe Amzoski nuk janë fëmijë të vegjël që të mashtrohen

Vazhdon gjykimi për rastin “Lidhja Ndërkombëtare” në të cilin janë të akuzuar Bojan Jovanovski – Boki 13, Jasna Mandiq, Frosina Remenski, Mile Jovanovski dhe Hristina Bllazheska për veprën penale “mashtrim” dhe “larje parash”. Në seancën e sotme, Boki-13 deklaroi se projektet për shtëpitë e pleqve, të cilat sipas Prokurorisë janë fiktive, në fakt janë reale, me marrëveshje të nënshkruara dhe miratuara në Kuvend të OJQ-së Aleanca Ndërkombëtare. Ai tha se paratë të cilat janë paguar te Liljana Todorovska dhe Jasna Mandiq janë për të drejta autoriale për zgjidhjen ideore, dhe se gjithçka është legale dhe se është paguar edhe tatim, njofton Portalb.mk.

“Ne, në fakt, funksionojmë si Ministria e Sociales, kujdesemi për fëmijë… dhe tani humanitetin tim e vini në pikëpyetje? Asnjëherë nuk kemi keqpërdorur buxhet të Maqedonisë, a paratë të cilat më fjalë janë paguar në 1TV janë legale”, tha Jovanovski.

Ai tha se nuk ka pasur asnjë marrëveshje që e ka nënshkruar që të sigurojë tokë ndërtimore me biznesmenë dhe se në këtë rast bëhet fjalë për interes të biznesmenit Siljan Micevski dhe Ardijan Amzovskit, dhe nuk ekziston as “m” prej mashtrimit.

“Siljan Micevski dhe Ardijan Amzovski as janë fëmijë të vegjël, as të paaftë që të jenë mashtruar. Më 15 korrik të vitit të kaluar, në ditën kur u arrestova derisa shkoja në pushim, bisedova me Micevskin. Më tha – Bojançe udha e mbarë në pushim, do të shihemi kur të kthehesh. Paramendoni, njeriun që e keni mashtruar të dëshiron të kalosh bukur në pushim”, tha Jovanovski.

Ai foli edhe për pensionistet Liljana Todorovska, e cila është autore e projektit për shtëpitë e pleqve dhe në të cilën Micevski ka paguar rreth 720.000 euro, për të cilat Prokuroria thotë se në fund kanë mbaruar te Boki-13. Por, Jovanovski thotë se paratë nuk kanë përfunduar tek ai, dhe se ka fotografi të cilat duhet të jenë kryesore për lëndën, për çka kërkoi nga gjykata ekspertizë të telefonit celular.

Procesin gjyqësor e udhëheqë gjykatësja, Sofçe Gavrillova-Efremov, ndërkaq përfaqësues i akuzës është prokurorja, Villma Ruskoska.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”. Sipas Prokurorisë, të akuzuarit i kanë mashtruar biznesmenët Siljan Miceski dhe Ardian Amzoski se do të marrin pjesë në projekt përmes “Aleancës Ndërkombëtare” të Bojan Jovanovskit-Boki 13 dhe i kanë dëmtuar me më shumë milionë euro.

Themeluesi i organizatës joqeveritare “Aleanca ndërkombëtare”, Bojan Jovanovski- Boki 13 është dënuar me nëntë vite burgim me aktgjykim që nuk është i plotfuqishëm për rastin “Reket”, ku është i akuzuar për “pranimin e çmimit për ndikim të kundërligjshëm” dhe për “larje parash” së bashku me PSP Katica Janeva e cila mori dënim me burg prej shtatë vitesh për “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button