fbpx

Ministri Arbër Ademi është infektuar me virusin korona

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi është infektuar me KOVID-19, njofton Portalb.mk.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.

“Të dashur miq, familjarë dhe bashkëpunëtorë. Ju njoftoj se pas disa simptomave të lehta mbrëmë dhe dyshimeve se mund të jem infektuar me COVID-19, kam bërë testin e që fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv! Apeloj tek të gjithë ju që maksimalisht t’i respektoni protokollet për të mirën e shëndetit tuaj dhe të afërmve në përgjithësi. Dëshiroj të gjitha të mirat për juve dhe familjet e juaja!”, ka shkruar Ademi.

Mbrëmë tregoi se është infektuar edhe kolegu i tij, Kreshnik Bekteshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button