Kalifornia tejkaloi New Yorkun për nga numri i rasteve me COVID-19

Shteti federal në SHBA, Kalifornia të mërkurën tejkaloi New Yorkun për nga numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19, duke arritur në 409.598, tregojnë të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga e mërkura, Kalifornia tani ka rreth 700 raste më shumë sesa New Yorku.

Megjithatë, me 32.526 vdekje të konfirmuara, New Yorku ka ende numrin më të madh të vdekjeve në vend dhe katër herë më shumë se 7.890 vdekje të raportuara në Kaliforni.

Shkalla e infeksioneve të konfirmuara në New York me rreth 2.100 në 100 mijë banorë është dyfishi i nivelit të Kalifornisë. Me afro 40 milionë banorë, Kalifornia është shteti më i populluar në SHBA. New Yorku ka rreth 19.5 milionë banorë.

Kalifornia fillimisht në mars mbylli të gjitha bizneset thelbësore, siç janë dyqanet ushqimore, të cilat ngadalësuan përhapjen e virusit. Por, ndërsa shteti rihapi pjesën më të madhe të ekonomisë, përfshirë baret dhe restorantet përgjatë majit dhe qershorit, shkalla e infeksionit u rrit ndjeshëm në javët e fundit.

Nëse Kalifornia do të ishte një shtet, atëherë vendi do të kishte numrin e pestë më të madh të rasteve me COVID-19 në botë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë këtë javë se pandemia në vend ndoshta do të përkeqësohet para një përmirësimi. Kjo deklaratë duket e saktë në shumë shtete.

Florida raportoi 139 vdekje nga koronavirusi të mërkurën, shifra më e lartë që nga 16 korriku. Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 është 379.619 me 5.345 vdekje.

Teksasi ka regjistruar më shumë se 353 mijë raste dhe 4.270 vdekje.

Numri i të vdekurve në New Jersey nga koronavirusi u rrit në 15.707 të mërkurën, me 177.645 raste totale në më pak se pesë muaj.

Zyrtarët shtetërorë njoftuan 1.598 raste të reja me COVID-19 në Illinois, rritja më e lartë ditore e raportuar në muaj. Në Illinois janë regjistruar 166.475 raste me koronavirus dhe 7.540 vdekje.

Në të gjithë SHBA-të më shumë se 3.9 milionë njerëz janë prekur nga COVID-19 dhe më shumë se 142 mijë njerëz kanë vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button