Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite në rajonet malore do të ketë kushte për paraqitje të rrallë të shiut afatshkurtër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 12 deri 21, ndërsa ajo e ditës prej 29 deri 37 gradë.

Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 17, ndërsa ajo e ditës do të arrijë 35 gradë.

Nesër dhe të shtunën në orët e pasdites do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar. Të shtunën në disa vende proceset do të jenë më intensive. Në fillim të javës së ardhshme pritet mot me diell dhe shumë i ngrohtë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button