Itali, ka arritur në 35.082 numri i të vdekurve nga COVID-19

Italia ka konfirmuar 9 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke e rritur shifrën e përgjithshme të të vdekurve në 35.082, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet aktive kanë shkuar në 12.322 me konfirmimin e 282 rasteve të reja, ndërsa bilanci i përgjithshëm i të infektuarve me virusin është rritur në 245.032.

Numri i të shëruarve ka arritur në 197.628, pasi në 24 orët e fundit 197 pacientë të tjerë e kanë fituar betejën me virusin.

Deri më tani, në Itali janë kryer 6.354.730 teste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button