Kreshnik Bekteshi ka rezultuar pozitiv me Covid – 19

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka informuar sot nëpërmjet një posti në Facebook se ka rezultuar pozitiv me Covid – 19. Bekteshi ka bërë të ditur se nuk ka simptoma, ndërsa ka bërë thirrje për kujdese dhe respektim të protokolleve të rekomanduara, njofton Portalb.mk.

“Dua t’ju njoftoj që edhe përkundër përpjekjeve maksimale dhe respektimit të protokoleve sapo më informuan se kam rezultuar pozitiv me COVID-19, nga testimi i bërë sot paradite. Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe familjarët në testimin e sotshëm që të gjithë janë negativ. Duke ju bërë thirrje që të respektojmë protokolet, dëshiroj çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja! Bashkë, edhe me mbështetjen tuaj, do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë! Shëndet e mbarësi për të gjithë”, ka shkruar Bekteshi.

Kujtojmë se, Ministria e Shëndetësisë sot raportoi se në 24 orët e fundit në RMV 10 persona kanë ndërruar jetë nga virusi korona, 137 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 131 janë shëruar. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 9.547, të vdekurve 442, të shëruarve 5.071, ndërkaq për momentin në vend kemi 4.034 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button