Osmani pas takimit me Zhbogar: Vendit i nevojitet Qeveri stabile dhe funksionale, me perspektivë evropiane

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane sot ka pritur në takim euroambasadorin, Samuel Zhbogar. Dy bashkëbiseduesit, kanë folur për rrjedhën e zgjedhjeve dhe atmosferën pas zgjedhore në drejtim të stabilitetit politik në vend, në prag të fillimit të negociatave, njofton Portalb.mk.

“Në rrethana të ndërlikuara dhe nën presionin e sfidave të pandemisë kishim zgjedhje fer, të lira dhe kompetitive në të cilat qytetarët treguan pjekurinë politike, duke e konfirmuar perspektivën evropiane të vendit” theksoi Osmani, duke shprehur shpresë se perspektiva evropiane do të konfirmohet edhe në periudhën pas zgjedhore në krijimin e shumicës së re politike.

“Vendit i nevojitet Qeveri stabile dhe funksionale, me perspektivë evropiane, e cila në mënyrë adekuate do të mund të përgatitet dhe ti fillojë negociatat e ardhshme me Bashkimin Evropian, si dhe të jetë garancë për stabilitetin rajonal në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme rajonale”, theksoi Osmani, njoftojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

Në kumtesë më tej thuhet se, Osmani ka përshëndetur konsensusin e arritur në Bashkimin Evropian për kornizën financiare shumëvjeçare dhe rritjen e mjeteve të parapara për vendet e Ballkanit Perëndimor për 10%. Kjo, siç theksoi Osmani, vetëm e konfirmon konstatimin se Ballkani Perëndimor më shumë po integrohet dhe më shumë bëhet çështje e brendshme e Unionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button