U shkarkua ministri i Zelandës së Re për marrëdhënie të pahijshme

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka shkarkuar një ministër të kabinetit të saj për marrëdhënie të pahijeshme me një prej stafit të tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas “New Zealand Herald”, Iain Lees-Galloway, ministri për marrëdhënie dhe siguri në vendin e punës, gjithashtu nuk është lejuar të kandidojë nën ombrellën e Partisë Laburiste në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit.

“Ai nuk e kishte modeluar sjelljen që unë pres si ministër përgjegjës për vendosjen e një standardi dhe kulture në vendet e punës”, citon e përditshmja të ketë thënë Ardern.

Sipas ministrit të shkarkuar, marrëdhënia 12-mujore e Lees-Galloway me një anëtar të stafit të ministrisë përfundoi disa muaj më parë.

Dje, Ardern e thirri Lees-Galloway në zyrën e saj, ku ai pranoi marrëdhënien.

Në një deklaratë, Lees-Galloway kërkoi falje dhe tha se pranoi vendimin e Ardern për largimin e tij nga kabineti.

“Unë e pranoj vendimin e kryeministres dhe kërkoj falje absolutisht. Unë kam vepruar plotësisht në mënyrë jo të duhur në pozicionin tim dhe nuk mund të vazhdoj më si ministër”, tha ai.

Lees-Galloway, 41 vjeç, është i martuar me tre fëmijë dhe ka shërbyer në parlament që nga viti 2008.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button