Virusi korona në tremujorin e dytë i ka ulur të ardhurat për 40,7%

Ndërmarrja Publike e Rrugëve Shtetërore në tremujorin e dytë të vitit ka regjistruar ulje të qarkullimit të përgjithshëm nga pikëpagesat për 40,7%, por edhe zvogëlim prej madje 51,75% të numrit të automjeteve që kanë paguar në krahasim me periudhën prill-qershor 2019-të. Nga kjo ndërmarrje thonë se ulja është për shkak të krizës së koronës, e cila solli deri te situata e jashtëzakonshme në vend, mbylljen e kufijve, orën policore, a me atë u ul edhe numri i automjeteve në komunikacion, veçmas në pjesën e transitit të turistëve në vend, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në tremujorin e dytë nga pikëpagesat është bërë qarkullim i përgjithshëm prej 6.118.936 euro, të cilat i kanë paguar 5.040.905 automjete nga të gjitha kategoritë. Pjesa më e madhe e të ardhurave janë realizuar gjatë qershorit të vitit 2020, kur taksën për rrugë e kanë paguar 2.175.691 automjete. Nga NP Rrugët Shtetërore për  Meta.mk, thonë se gjendja me realizimin e qarkullimit përmirësohet me lehtësimin e masave restriktive dhe hapjen e pjesshme të kufijve.

“Në këndvështrimin e parashikimeve për sezonin e verës e cila zakonisht në këtë periudhë është në kulm, shumë varet prej gjendjes me KOVID-19, pasi që ajo i dikton edhe masat të cilat ndryshohen shpesh, gjegjësisht nëse fqinjët tanë do të kërkojnë protokolle të veçanta për lëvizje, kjo veçmas ka të bëjë me Greqinë, e cila nëse i lë kufijtë e mbyllura, me gjasë të madhe do të ndikojë edhe në numrin e automjeteve që do të transitojnë, a me atë drejtpërdrejtë do të ndikojë edhe në rritjet (ose zvogëlimin) e realizimit të të ardhurave nga pagesa për taksë rrugore”, theksojnë nga NP Rrugët Shtetërore.

Pika e vete e dritës në pasojat e pandemisë me KOVID-19 është pagesa elektronike e taksës së rrugës. Në tremujorin e dytë janë shitur 1.787 pajisje elektronike, gjegjësisht vozitësit kanë furnizuar 1.187 kartela MSmart dhe 600 MTag për pagesën e taksës rrugore. Nga pagesa elektronike në periudhën prill-qershor 2020 është realizuar qarkullim prej 592.781 euro nga shitja e pajisjeve elektronike dhe nga rimbushja e tyre.

Prej fillimit të pagesës elektronike të taksës rrugore në korrik të vitit të kaluar deri më 30 qershor 2020, janë shitur gjithsej 17.940 pajisje elektronike, gjatë së cilës vetëm nga shitja dhe rimbushja e pajisjeve janë realizuar të ardhur prej mbi 1,6 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button