Turqi, numri i të shëruarve nga COVID-19 tejkaloi 204.000

Gjatë ditës së kaluar, gjithsej 1.009 pacientë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi, duke e çuar totalin në 204.011 pacientë të shëruar paraprakisht të testuar pozitiv ndaj këtij virusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në Twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se numri i rasteve me COVID-19 në Turqi arriti në 221.500, me 928 raste të reja në 24 orët e fundit.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Turqi arriti në 5.526, me 18 të vdekur në 24 orët e fundit.

Numri i rasteve me pneumoni ka rënë në 71 nga 81 provincat në Turqi dhe nuk pati asnjë pacient në kujdes intensiv në 21 provinca në tre ditët e fundit, tha ministri Koca.

Të dhënat zyrtare thonë gjithashtu se gjithsej 1.246 njerëz mbeten në njësitë e kujdesit intensiv në të gjithë vendin.

Turqia ka kryer mbi 4,36 milionë teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa vetëm gjatë ditës së fundit ka kryer 42,800 teste.

Më herët gjatë ditës, Turqia lehtësoi edhe më tej kufizimet, duke lejuar që kafenetë, restorantet dhe bizneset e ngjashme të rifillojnë orarin normal të punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button