Akuza të pabaza për menaxhimin katastrofal me koronavirusin në vend

Shkruan: Sonja Rillkovska, Vërtetëmatës.

Po recenzojmë një lajm të publikuar në portalin Kurir më 19 korrik të vitit 2020 me titull „Fakte shqetësuese që tregojnë se në çfarë mënyre katastrofale Qeveria po përballet me koronavirusin (FОТО)“.

Në titullin e tekstit në mënyrë tendencioze akuzohet Qeveria për menaxhim jokompetent me koronavirusin, si dhe paralajmërohen fakte dhe fotografi shqetësuese. Por, në tekst nuk ka fakte, por vetëm printscreen të tabelave në gjuhën serbo/kroate, ndërkohë që nuk thuhet aspak se kush i ka shkruar ato, e as se çfarë metodologjie është përdorur.

Përndryshe, analizën e prezantuar me ndihmën e tabelave portali Kurir e ka marrë nga Aljezeera Balkan, pa e theksuar burimin dhe linkun që të çon tek ai, që paraqet edhe një moment joprofesional të autorit (neni 4. i Kodit etik të gazetarëve).

Në tekstin thuhet:

Sipas statistikës së errët e cila bën matjen e indeksit të të infektuarve dhe vdekjeve nga koronavirusi në një milion banorë, Maqedonia kryeson, pra nga të gjitha vendet në rajon Maqedonia ka shkallë më të lartë të vdekshmërisë.

 

Në fund të tekstit gazetari në një mënyrë joprofesionale vjen në një përfundim tendencioz:

Këto fakte janë vetëm edhe një dëshmi se Qeveria në Maqedoni po menaxhon situatën me koronavirusin në mënyrë katastrofale.

 

Gazetarët nuk duhet të japin përfundime individuale gjatë transmetimit të lajmeve, atë duhet t’ia lënë publikut (neni 13. i Kodit etik të gazetarëve).

Me qëllim ose jo, autori nuk ka përfshirë palën e dytë, gjegjësisht deklaratën e ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili disa herë ka thënë se shkalla e lartë e vdekshmërisë është si rezultat i faktit që vetëm në vendin tonë bëhen testime post mortem.

Ka vende që kanë vdekshmëri më të lartë se sa vendi jonë. Në mbi 100 të vdekur, 22 raste me COVID 19 janë diagnostikuar post mortem. Këtë deri më tani nuk e ka bërë askush. Ne e ndërmorrëm edhe këtë masë që të kemi një pasqyrë më të qartë për situatën me COVID 19 dhe që të mund të analizohen edhe kontaktet e të afërmve të personave të vdekur që kanë qenë të infektuar me COVID 19. Nëse e heqim numrin e rasteve të diagnostikuara post mortem, atëherë vdekshmëria është edhe më e ulët, tha Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button