Sllogan i koalicionit lidhet me statistikat ditore të rasteve me Kovid 19

Shkruan: Ubavka Janevska, Vërtetëmatës.

Po recenzojmë një tekst të publikuar në 17 korrik të këtij viti, në portalin Deneshen vesnik me titull: „Мundemi“ në 24 orët e fundit: Pesë të vdekur, 164 raste pozitive nga 1612 teste?

Lihet përshtypja se koalicioni parazgjedhor fitues i zgjedhjeve të sapopërfunduara parlamentare në vendin tonë, „Мundemi“, në njëfarë mënyre lidhet me statistikat ditore për numrin e rasteve të reja dhe vdekjeve në vendin tonë si dhe numrin e përgjithshëm të testeve të kryera për Kovid 19.

Koalicioni „Мundemi“ nuk ka kurrëfarë lidhshmërie me këtë problematikë. Statistikat ditore i përgatisin dhe i publikojnë institucionet shëndetësore, më konkretisht Ministria e shëndetësisë dhe Instituti i shëndetit publik. Ata për punën e tyre transparente tashmë i kanë marrë vlerësimet nga zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vend sipas të cilës:  Maqedonia e Veriut është ndër vendet më transparente në publikimin e numrave dhe statistikave kombëtare.

Konkretisht, në titullin e dhënë, për një informim objektiv do duhej që portali të publikojë edhe shifrën 74 që është numri i personave të shëruar e që gjendjet në paragrafin e dytë të tekstit.

Një titull i publikuar në këtë mënyrë lexuesve u përcjell një pasqyrë gjysmake dhe jo të plotë të gjendjes për temën më aktuale me interes publik.

Që nga fillimi i pandemisë me koronavirusin në vendin tonë, qasje e këtillë e informimit të qytetarëve është vënë re si tek një pjesë e medieve online, ashtu edhe në lajmet e një pjese të televizioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button