RMV, vjetërsia mesatare e automjeteve është 19,3 vjet, për gjashtë muaj janë importuar 8.000 vetura të vjetra

Në vend që të ulet numri i automjeteve të vjetra të cilat importohen prej jashtë vendit në periudhën e kaluar është rritur. Të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se vjetërsia mesatare e automjeteve motorike vjet ka qenë 19,3 vjet, që është rezultati më i keq prej vitit 2003 deri më sot, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

 

Një dekadë paraprakisht, në vitin 2010 vjetërsia mesatare e automjeteve në vend ka qenë 16,3 vjet, gjegjësisht automjetet kanë qenë për 3 vjet më të rinj në krahasim me sot. Paralelisht me këtë, Drejtoria e Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut vjet ka regjistruar import rekord të automjeteve të vjetra. Vetëm në vitin 2019-të në vend kanë hyrë 41.479 automjete të vjetra nga vendet e huaja.

Të dhënat e fundit të Drejtorisë Doganore të RMV-së tregojnë se në gjysmën e parë të vitit 2020 dinamika nuk është ndryshuar. Pjesa më e madhe e automjeteve të importuara janë të vjetra. Nga gjithsej 11.592 automjete motorike të importuara  në periudhën janar-qershor 2020, madje 8.000 janë të vjetra.

Më tepër është shqetësues fakti se rritet numri i automjeteve të vjetra dizel në vend, të cilat gradualisht hiqen nga përdorimi në vendet perëndimore të Evropës, për shkak të ndotjes së ajrit.

Kuvendi i RMV-së vitin e kaluar i ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Automjete, me të cilat ka vendosur afishe ekologjike dhe kategorizim të automjeteve në lidhje me standardet që i plotësojnë. Në ndërkohë, Ministria e Ekonomisë vjet ka publikuar thirrje publike për subvencionim të harxhimeve për vendosjen e pajisjeve të gazit për 800-900 automjete në vend, ndërkaq nga Qeveria paralajmëruan edhe subvencione për këbim të automjeteve të vjetra me automjete të ri, por edhe kjo u interpretua si masë “kozmetike”, për shkak të vlerës së vogël të mjeteve që janë ndarë për këtë qëllim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button