A do të ketë koalicione dhe qeveri me parime në MV?

Negociata të vështira dhe të gjata do të ketë për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut. Ka shumë gjasa që të ketë shkelje të disa prej parimeve për koalicionim.

Formimi i qeverisë së re në MV, do të jetë i vështirë për t’u formuar shkaku i rrethanave politike të cilat e kanë përciell Maqedoninë nga viti 2001 e këndej.

Tanimë dihet qartë se Zaev po rishfaqet haptas se vetëm nga presion i faktorit ndërkombtar bëhet bashkë në koalicion më partitë shqiptare se në retorikën antishqiptare nuk dallon, Zaev dhe partia e tijë LSDM-ja,ku brenda kësaj partie në mënyrë kozmetike i ka futur dy apo tre deputetë shqiptarë.

Një qendrim të ngjajshëm me urrejtje e mban edhe partia VMRO-së, kjo urretje ndaj shqiptarëve është ngulitur në kokat e ashtuquajtura maqedone madje edhe lideri i partisë së Majtë i cili i ka fituar dy mandate, shfaqet vazhdimisht me retorika anti-shqiptare.

Probleme për lidhje të koalicioneve mes partive maqedonase dhe shqiptare ka pasur edhe në të kaluarën por kësaj here formimi me gjasë do të jetë tepër i vështirë. Kjo vështirësi vjen pasi BDI ka këmbëgul që kryeministri i ri i RMV të jetë shqiptar. Zaev tani është duke i bërë kalkulimet politike se si të veproj në negociim për koalicionim a do t’i kërkoj fshehtas votat prej deputetëve nga rradhët e VMRO-së,për formimin e qeverisë pa partitë shqiptare apo do të dalin haptas blloku maqedonas i dy partive LSDM dhe VMRO ku së bashku i kanë 90 mandate. Varianti i dytë LSDM ta propozoj një kandidat për kryeminstër shqiptar por nga rradhet e partisë që i ka brenda partisë së tij dhe varianti i fundit i LSDM-së, që BDI nuk pranon kushtet e LSDM-së partia e Zaevit të shkon në opozië pas LSDM-s rradha i vjen VMRO-s, dhe kjo parti nuk e ka shumë problem ndoshta votimin e një kryeministri shqiptar por VMRO-jo, si parti nacionaliste mbetet e përkushtuar jo tek dhënia e posteve qeveritare për partitë shqiptare në rast të koalicionimit, por pozicionimi më radikal i VMRO-së, është dhe mbetet tek bllokimet e ligjeve ku me anë të amendamentimit të ligjeve ku disa ligje ne rast të miratimit u japin të drejta shumë më shumë shqiptarëve se sa postet qeveritare. P.sh, më miratimin e disa ligjëve për barazi mes maqedonëve dhe shqiptareve janë ligji për Guverenatorin Shtetëror, përdorimi i gjuhës Shqipe edhe në bankënotat e monedhës së letrës dhe të metalit e jo vetem aty ku janë mbi 20% por ne të gjitha institucionet shtetërore si në Armatë, Shërbim të Intelegjenës, Policisë, Doganave dhe në të gjitha instancat e larta shtetërore edhe në simbole, çështje shumë e rëndësishme është edhe regjistrimi real i popullsisë,pastrimi i listave të maqedonasve të vdekur që në zgjedhje bëhen të gjallë që nuk janë numër i vogël por janë afërsisht 300 mijë dhe shqiptarët të cilët janë të gjallë e nuk mund ta gëzojnë të drejtën as për shërbime shëndetësor se për pjesëmarrje në votim që aspak nuk kanë gjasë të gëzojnë shkaku i fshirjes apo mosregjistrimi i tyre në librat e gjendjes civile e shumë e shumë probleme që kanë shqiptarët e nuk lejon qëllimisht pala maqedonase t’i zgjidh.

Këto kërkesa dhe jo vetëm kerkesa por janë kushte për të jetuar të barabartë maqedonasit dhe shqiptarët dhe nëse as VMRO-ja nuk e pranon kërkesën e BDI-së, kjo do të jetë vështirë dhe nëse janë marrë vesh partitë maqedonase që mos të bëhen bashkë mes vete partitë maqedonase kësaj here e as mos më i dhënë përkrahje kërkesës së BDI-së dhe si taktikë e partive maqedonase që t’i vijë radha BDI-së për fomimin e qeverisë së re këtu presin partitë maqedonase që BDI të heq dorë nga kërkesa për një kryeminstër shqiptar ose vendi të shkoj sërish në zgjedhje të parakohshme dhe të vijë në shprehje ndryshimi i numrave të matematikës politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button