Intensifikohen protestat kundër Netanyahut

Izraelitët organizuan protesta në Tel Aviv dhe Kudsin Perëndimor nën okupim kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu për arsye se ishte i pasuksesshëm në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) si dhe për shkak të akuzave për korrupsionit ndaj tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Izrael ku po përjetohet vala e dytë e pandemisë së COVID-19 vazhduan me intensivitet protestat kundër kryeministrit Netanyahu.

Në protestat e organizuara para rezidencës së kryeministrisë në Kudsin Perëndimor dhe sheshin Rabin në Tel Aviv morën pjesë qindra persona.

Disa persona mbajtën maska me mbishkrimin “kryeministri i krimit” ndërsa u kërkua dorëheqja e tij.

Në Izrael për shkak të COVID-19 përqindja e papunësisë është rritur me 21 për qind.

Në protestën për shkak se qeveria e Netanyahut nuk ka dhënë ndihma të mjaftueshme në sektorët e ndikuar nga virusi më 11 korrik në Tel Aviv kishin marrë pjesë mijëra persona.

Gjithashtu edhe më 14 korrik para rezidencës së kryeministrisë në Kudsin Perëndimor ishte organizuar protestë me pjesëmarrjen e mijëra personave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button